Thursday, April 25, 2024
HomeSportArsid Kruja, rikthimi në formën e duhur

Arsid Kruja, rikthimi në formën e duhur

-

Për Arsid Krujën duket se problemet që e shoqëruan gjatë dy viteve të fundit janë lënë pas. Mesfushori shkodran që pak vite me pare i  radhit ndër talentet e futbollit shqiptar dhe si rezultat i oshilacioneve që pati me lëvizjet nga njëra skuadër tek tjetra humbi shumë nga imazhi i tij. Por, pjesa e dytë e sezonit të kaluar ku Cungu i besoi në shumë ndeshje aktivizimin në fushën e lojës dha sinjale pozitive për Krujën, dhe ai mori levdata nga stafi drejtues

Që prej mbylljes së kampionatit me 27 maj skuadra kuqeblu ka vijuar të jetë pushim, ndërkohë që për Krujën ka pasur vend edhe për stervitje individuale.

Më tej Kruja, flet edhe për skuadrën duke pasur besim që Vllaznia, por edhe ai personalisht do të kenë një përformancë shumë më të mirë se sezonin që lanë pas.

Përsa i përket fillimit të procesit stervitor, edhe pse burimet zyrtare nga klubi kuqeblu kanë bërë të ditur se fillimi i korrikut shënon startin e fazës përgatitore, deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar në këtë drejtim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts