Saturday, April 20, 2024
HomeSportTransparenca e munguar në KF Vllaznia

Transparenca e munguar në KF Vllaznia

-

 

Shoqata “Intelektualet e rinj, Shprese”, kerkese zyrtare kryebashkiakes Ademi

 

Shoqata “Intelektualet e rinj, Shprese” (IRSH) vazhdon të monitorojë që nga muaji Maj i vitit 2016 aktivitetin e shoqerisë “KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA” sh.a me aksioner te vetem Bashkine Shkoder. Por, nga konstatimet e bëra deri më tani drejtuesit e kësaj shoqate shprehin shqetësimin e tyre ne lidhje me nivelin e ulët të përgjegjshmërisë dhe transparences në këtë shoqëri. Për këtë qëllim, ato i janë drejtuar diten e mërkurë institucionit vendor dhe konkretisht kryetares së bashkisë Voltana Ademi me një shkresë publike. “Në muajin Nëntor 2016 Shoqata “Intelektualet e rinj, Shprese” publikoi raportin e transparences në lidhje me aktvitetin e kësaj shoqërie ku konstatojm se rekomandimet e adresuara nga ky raport nga ana e institucionit të Bashkisë Shkodër akoma nuk kanë gjetur zbatim! Procesi i deklaruar i privatizimit ka ngelur akoma pa një vendim zyrtar dhe në mënyrë të pashpjegueshme kërkeses së mbarë qytetarëve shkodranë për privatizimin e kësaj shoqërie ndeshet me një mungese vullneti për realizimin e hapave konkrete! Po ashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoj një sërë shkeljesh dhe abuzimesh financiare, të cilat nuk  po adresohen në mënyren e duhur dhe nga analiza e bërë së fundi asnjë person apo strukturë drejtuese nuk rezultoi përgjegjëse për situaten e krijuar! Nga ana tjeter, nga ajo çfarë deklarohet, po synohet që me të njëjtën mënyrë të vazhdohet me drejtimin dhe menaxhimin e kësaj shoqërie, prandaj u detyruam që t’iu drejtohemi me këtë Kërkese për Transparence me Publikun si hapi i parë i një fushate intensive ndërgjegjësuese për të bërë transparence për të gjithë qytetaret shkodranë!”, thuhet ndër të tjera në deklaraten e  Shoqates “Intelektualet e rinj, Shprese”. Krahas kësaj, ato bëjnë me dije që kërkojnë bërjen transparente të aktivitetit të shoqërisë  “KLUBI FUTBOLLIT VLLAZNIA” sh.a. si dhe te ndërmerren në mënyrë zyrtare hapa konkrete për privatizimin e shoqërisë “KLUBI FUTBOLLIT VLLAZNIA” sh.a. duke informuar në mënyrë të drejtë dhe të vazhdueshme publikun mbi ecurinë e këtij procesi! “

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts