Friday, March 31, 2023
HomeKronikaAsgjesohen 210 bime kanabis, nje i ri ne kerkim

Asgjesohen 210 bime kanabis, nje i ri ne kerkim

-

 

Shkodër

Vijon operacioni antikanabis për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, asgjësohen 210 bimë Cannabis Sativa.

Shpallet në kërkim një shtetas

Me datë 25.07.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, ne vendet e quajtura Fosek e Stana, fshati Kroni Madh dhe “Lugu Bene”, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 210 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen si autor i dyshuar i kultivimit të bimeve narkotike, shtetasit:

P. N. 22 vjeç, banues në qytet Shkodër.

U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,756FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts