Wednesday, April 30, 2025
HomeKronikaNderron jete Besnik Zenuni, pronari i lokalit

Nderron jete Besnik Zenuni, pronari i lokalit

-

Thellohet tragjedia qe tronditi plazhin e Velipojes 3 dite me pare. Ka ndërruar jetë njëri prej të plagosurve, pronari i restorant Kavaliero, që ndodhej në kompleksin “Fishta”. Besnik Zenuni, 55 vjeç, i pari që mbeti i plagosur nga shpërthimi në bodrumin e restorantit nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të thella që mori paraditen e së premtes. Ai mbylli syte në repartin e djegie-plastikës në Tiranë, ndërsa gjendjen e tij kritike e paralajmëruan edhe mjekët pasi u transportua me helikopter nga Shkodra drejt Tiranës ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë. Nderkohe djali i tij Hektori, i cili shkoi të shpëtojë të atin pasi ndodhi shpërthimi i parë në bodrumin e biznesit të tyre eshte derguar jashte Shqiperie per mjekim te specializuar pasi ka probleme me rruget respiratore. Nderkohe shtetesja 19 vjeçare Saida Spahija po mjekohet per disa shqetesime me shikimin te shfaqura nga shperthimi i fuqishem. Shkak i kësaj ngjarje pas verifikimeve të Inspektoriatit teknik ishte rrjedhja e gazit nga çisterna 1 mije litershe, e cila ishte vendosur ne katin perdhes te pallatit jashte kushteve te sigurise teknike. Per ngjarjen tashme ka nisur hetimet edhe prokuroria e Shkodres e cila po përqendrohet për “shkatërrim prone nga pamundësia” dhe “shkelja e rregullave të sigurisë teknike”. Nderkohe lokali ku ndodhi shperthimi eshte rrethuar dhe ne zone eshte rikthyer normaliteti ku pushuesit vijojne pushimet ne zonen turistike, ndonese frika dhe paniku qe la pas shperthimi ishte i madh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts