Friday, March 21, 2025
HomeKronikaAsgjesohen 680 bime kanabis ne Shkoder

Asgjesohen 680 bime kanabis ne Shkoder

-

Shkodër

Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, asgjësohen 680 bimë Cannabis Sativa.

Shpallet në kërkim dy shtetas si autorë të dyshuar për kultivim.

Më datë 31.07.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ne bazë te informacioneve policore në fshatin Plan Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër në vendin e quajtur “Poshtë Qafës Boshit”, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë te djegies gjithsejt 680 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Per këtë rast u bë shpallja ne kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

N. Gj, 25 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër

M. Gj, 41 vjeç, banues në Grudë e Re Shkodër,

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts