Monday, March 17, 2025
HomeSportHasani nis stervitjen me Vllazninë

Hasani nis stervitjen me Vllazninë

-

 

Krahas boshnjakut Turkoviç, edhe dy të tjerë për provë

 

Pas firmosjes të fundjavës së kaluar, Edon Hasani, seanca stervitore e së hënës e ka gjetur mesfushorin shkodran në fushën e “Reshit Rusi”. Për Hasanin ka qënë dita e parë që zyrtarisht është vënë në dispozicion të trajnerit Armando Cungu. Prezantimi i tij përpara skuadrës kuqeblu është bërë nga vete tekniku Cungu së bashku  me drejtorin sportiv Eugent Zeka. Por, nuk ishte vetem Hasani e reja e kësaj seance, sepse në fushë spikatnin edhe tre futbollistë të rinj, një portjer, një mesfushor dhe një sulmues. Portjeri Ndriçim Kojeli dhe sulmuesi boshnjak Nedo Turkoviç, mbërrijnë për herë të parë në Shkodër, ndërsa për mesfushorin kosovar Alban Ramadani, kjo ishte hera e dytë pas përvojes një ditore që kaloi javen e kaluar në përbërje të kuqebluve, por që për arsye personale iu desh të largohej me mirëkuptim në Zvicer ku banon me familjen e tij. Kështu kuqeblutë i janë rikthyer stervitjes me një bilanc më pozitiv në krahasim me javët e mëparshme, pasi blerjes më të re zyrtare, atë të Edon Hasanit, në provë kanë qënë edhe tre të tjerë. Në lidhje me portjerin e ardhur për provë, bëhet fjalë për 20 vjeçarin Ndriçim Kojeli, i lindur në Tropojë dhe banues aktualisht në Belgjikë, I cili kërkon të sfidojë dyshen shkodrane Selimaj dhe Sherri, aktualisht dy portjerët zyrtarë të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Ndër tre të ardhurit për provë, duket se më i spikaturi është kosovari që jeton në Zvicer, Alban Ramadani. Gjithmonë, duke iu referuar asaj që ai shfaqi në minutat stervitore, dhe sidomos në lojën e kontrollit mes dy formacioneve, opinionet ndaj tij duket se janë më pozitive se për dy të tjerët. Kosovari Ramadani që vjen nga  kampionati i  kategorisë së dytë në Zvicer, por që më herët ka luajtur edhe në futbollin Italian në Pro Lega është 22 vjeç me gjatësi 1 meter dhe 84 cm, futbollist që i përket repartit të mesfushës dhe kryesisht si mesfushor shkatërruesi. Ekipi më i fundit që është aktivizuar është  Chiasso, ndërkohë që në CV-në e tij ai figuron të ketë luajtur edhe me ekipe të tjera të njohura si Maceraratese, Pordenone, Padova, etj.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts