Friday, June 21, 2024
HomePolitikëLista me 124 emrat e të implikuarve në drogë, reagon Luan Rama:...

Lista me 124 emrat e të implikuarve në drogë, reagon Luan Rama: Procedurat që duhet të nisë Prokuroria

-

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar lidhu me deklaratën  ministrit të Brendëshëm i cili tha se edhe Rama është në dijeni të listës me 124 emra të implikuar në trafikimin e drogës.

Në një status në facebook, Luan Rama thotë se kaq nuk mjafton megjithëse zyrtarët e lartë duhet të të dërgojnë listën e emrave që kanë në prokurori.

Statusi i plotë i Luan Ramës:

Kryeministri e më pas edhe Ministri i Brendshëm, deklaruan se disponojnë një listë me 124 emra të implikuarish në veprimtarinë kriminale të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri!
Kaq nuk mjafton!
Si funksionarë të lartë të shtetit ata duhet ta dinë se e kanë për detyrë të veprojnë në zbatim të ligjit duke kryer si hap të parë dërgimin e listës së emrave dhe të të gjithë të dhënave që kanë në Prokurori!
Ndërkaq, Prokuroria, nëse nuk e ka bërë, duhet të nisë menjëherë procedurat që ligji e detyron, për hetimin dhe fillimin e çeshtjes penale për emrat e listës që disponon Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm!
Shteti ka ligje dhe funksionon përmes zbatimit të ligjit! /

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts