Thursday, May 9, 2024
HomeKronikaPolicia parandalon nje ngjarje te rende ne Berdice

Policia parandalon nje ngjarje te rende ne Berdice

-

 

Shkodër

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale

Arrestohet në flagrancë një shtetas

Më datë 01.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas njoftimit të marrë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale.

Nga konfliktet e vazhdueshme, në fshatin Berdicë, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, Anton Preçi i ka ndërprerë me qëllim rrugën me automjetin e tij tip Wolksvagen me targa AA730MH, shtetasit N. D, 54 vjeç, banues në Berdicë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Fiat”, me targa AA373 EK.

Më pas shtetasi Anton Preçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar përpara banesës së shtetasit N. D dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov dhe është larguar.

Për parandalimin e përshkallzimit të këtij konflikti, shërbimet e Policisë në mënyrë të menjëhershme kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të autorit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të tij;

Anton Preçi, 35 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 278, 274, 84 dhe 150 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts