Policia e Shtetit jep detaje të reja në lidhje me superoperacionin anti-drogë të realizuar mbrëmë në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Malit të Zi, ku u arrestuan dy trafikantë që tentonin të transportonin drogë me skaf.
Bëhet me dije se në fund të oeracionit që zgjati pesë orë (ndjekje në det të hapur) policia prej bllokoi gomonen e fuqisë së lartë me tre motorë, ndërsa sekuestruan plot 1,9 ton kanabis, që trafikantët e kishin hedhur më parë në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.
Dy trafikantët u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimin e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit Shqipëri -Mali i Zi ku edhe ishte drejtuar gomonia pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja.