Monday, February 6, 2023
HomeSportKuqeblutë, stervitje edhe të shtunën , largohen futbollistët në provë, gati nisja...

Kuqeblutë, stervitje edhe të shtunën , largohen futbollistët në provë, gati nisja drejt Malit të Zi.

-

 

 

Në kampin shkodran vijojnë me intensitet të plotë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. E shtuna dita e fundit e periudhës tre javore të procesit stervitor në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, edhe pse nen temperatura të larta, nuk e ka penguar stafin  teknik të konsumojë programin e hartuar me këtë rast. Për t’u theksuar është se kjo fundjavë ka qënë disi ndryshe nga ato të mëparshmet, sepse në dy javët e para stervitore, tekniku Cungu e ka lënë skuadrën pushim për dy ditët e fundjavës, këtë herë e shtuna ka qënë njëlloj si të tjerat duke vijuar me të njëjtin ritem. Afrimi i ditës që Vllaznia do të zhvendoset në shtetin fqinjë të Malit të Zi për fazen tre javore përgatitore themelore, duket se e ka detyruar Cungun të shtojë disi më shumë ngarkesen në adresë të skuadrës, gjë që shihet jo vetem me përfshirjen edhe të dites së shtunë në stervitje, por edhe për dozen e elementëve fizikë. Në fakt, në opinionin sportive shkodran, për diten e shtunë është  aluduar për një miqësore të skuadrës kuqeblu, gjë që në fakt e kanë pranuar edhe drejtuesit e klubit, por një gjë e tilllë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga tekniku Cungu. Përsa i përket tre futbollistët të ardhur për prove,  turkut Ali Berkin Senol, si dhe për dy shqiptarëve të  ardhur nga Italia dhe Elbasani, duket se ato nuk e kanë kaluar proven. Nga sa është parë, stafi teknik i ka kushtuar vemendjen e duhur gjatë procesit stervitor, por në analizen e bërë, trajneri Armando Cungu së bashku me dy kolegët e tj, Aleksandër Maxhar dhe Avenir Dani kanë qënë të mendimit që prova e tyre të mos vazhdojë më me Vllazninë. Vendimin për largimin e tyre e ka bërë prezent vetë tekniku Cungu për mediat duke sqaruar se nga vëzhgimi i bërë ndaj tyre, nuk kanë qënë të mendimit se bashkëpunimi i tyre me Vllazninë ka interes për skuadrën e kuqebluve, pasi në raport me futbollistët aktualë që bëjnë pjesë tek Vllaznia, ato nuk bëjnë diferencen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts