Sunday, November 27, 2022
HomeSportDëmtohet Luiza Gega, braktis Botërorin e atletikës.

Dëmtohet Luiza Gega, braktis Botërorin e atletikës.

-

Shqipëria humbet përfaqësuesen e saj të vetme në Botërorin e Atletikës, Luiza Gegën.

Atletja shqiptare që do të garonte sot në mbrëmje në garat kualifikuese të 3000 metrave me pengesa për femra, ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë përgatitjeve për këtë garë.

Luiza Gega ka ndjerë dhimbje të vazhdueshme dhe u konfirmua se riaftësimi i saj nuk do të ishte në kohë.

Luiza Gega ishte në baterinë e 2 të kualifikueseve të kësaj gare në botërorin e Londrës, garë që për fat të keq ajo nuk do ta zhvillojë.

Për t’u theksuar Shqipëria nuk pati në këtë eveniment as Izmir Smajlajn. Kampioni i Europës në kërcim së gjati, përpara një muaji pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së tij duke e humbur mundësinë për të matur veten me më të mirët e botës në disiplinën ku ai garon.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,589FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts