Temperaturat e larta kanë krijuar probleme për ata qytetarë që kanë probleme shëndetësore. Por kjo situatë është shoqëruar edhe me vatra zjarri në mbarë vendin. E sikur të mos mjaftojnë flakët që kanë mbërthyer Shqipërinë, vendi ka pësuar edhe dy tronditje të fuqishme tërmeti në mesnatë.
E pak orë më pas një tjerë lëkundje është regjistruar në Tiranë.
Instituti i Gjeoshkencave raporton se tërmeti i parë është regjistruar në Qukës, 5 kilometër nga Përrenjasi me magnitudë 2.4 dhe në thellësi 3 kilometër. Tërmeti është regjistruar në orën 01:42.
Rreth një orë më vonë, saktësisht në orën 02:36 një tjetër tërmet është regjistruar në Elbasan. Sipas specialistëve, ai është regjistruar me një thellësi 16 km dhe ka pasur magnitudë 2.