Friday, April 19, 2024
HomeKronikaSkafi me 2.5 ton drogë nga Shqipëria, zbulohet letra që futi në...

Skafi me 2.5 ton drogë nga Shqipëria, zbulohet letra që futi në kurth trafikantët shqiptarë

-

Shqipëria dhe Italia thellojnë hetimin në lidhje me linjën e trafikut të drogës, pjesë e së cilës ishte edhe gomonia me 2.5 tonë kanabis që u kap një javë më parë pranë brigjeve italiane.

Mësohet se autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje pas kapjes së mjetit lundrues tetë metra të gjatë në Itali, duke nisur hetimet. Ngarkesa e konsiderueshme me të cilën u kap gomonia në Itali javën e kaluar duket se ka qenë vetëm “maja e ajsbergut” në aktivitetin e grupit kriminal. Kjo pasi hetuesit kanë dyshime se kjo linjë është një nga më aktivet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka arritur edhe herë të tjera të trafikojë sasi të mëdha droge.

Dy shqiptarët e arrestuar, sipas Policisë italiane, janë me inicialet B.B. 42 dhe J.H. 31 vjeç, të dy nga Vlora. Ajo çka u ka bërë përshtypje hetuesve duket se ka qenë edhe “kodi i heshtjes” që kanë zbatuar me përpikëri dy skafistët e gomones pas kapjes së tyre në Itali. Ata kanë pranuar vetëm se paguheshin 2 mijë euro secili për dërgimin e “mallit” në Itali, por nuk kanë dhënë asnjë sqarim as për pritësit e drogës, as për personat që e nisën kanabisin nga Shqipëria, madje nuk kanë treguar as zonën nga e cila janë nisur me gomonen e ngarkuar me drogë drejt Italisë.

 Dyshimet e Policisë janë se një apo disa biznesmenë kanë financuar mbledhjen e 2.5 tonëve kanabis në Shqipëri dhe dërgimin e saj në Itali me gomone. Mjeti lundrues ka rezultuar i paregjistruar në Shqipëri dhe Itali dhe pa leje qarkullimi, çka ka vështirësuar edhe më shumë verifikimin e pronësisë së tij. Autoritetet shqiptare dhe italiane janë duke shkëmbyer informacion në lidhje me hetimet për këtë rast, duke mos përjashtuar mundësinë që në javët e ardhshme të ketë arrestime në dy vendet.

HETIMI
Fillesa e hetimit të këtij rasti duket se është në janar 2017, pas zbulimit të ngarkesës 1.9 tonë drogë në një skaf që lundroi për në Itali nga Shqipëria. Policia italiane gjeti një letër të trafikantëve, përmbajtja e së cilës ka hedhur dritë mbi kontaktet dhe llogaritë e personave që bashkëpunonin në trafikimin e drogës. Më 11 janar 2017, shtetasi nga Vlora, Besmir Hameti, së bashku me të arrestuarin tjetër italian, Domeniko Pascariello, tentuan të çojnë në brigjet e Brindisit 1.9 tonë hashash. Ata e kanë mohuar përfshirjen e tyre, por hetuesit italianë javën e kaluar u kanë gjetur një letër dy të arrestuarve në gomonen e ngarkuar me 2.5 tonë kanabis, ku në listën me emra dhe kontakte janë edhe Besmir Hameti e Domeniko Pascariello.

Për këtë të fundit thuhet se mund të ketë dëshmuar, ndërsa hetuesit deklarojnë se “Pascariello është një kërcënim për shkak se, në bazë të një borxhi ndaj bashkëpunëtorëve të tij, do të zbulojë detajet e trafikut të paligjshëm që e çoi atë në pranga”. Pikërisht bazuar në këtë fakt është bërë lidhja mes dy rasteve të trafikimit, duke dyshuar se është e njëjta dorë që ka trafikuar ngarkesat me kanabis edhe në janar 2017, por edhe pak ditë më parë. Dy skafistët e arrestuar javën që shkoi, shtetasit me iniciale B.B. 42 dhe J.H. 31 vjeç, të dy nga Vlora, kur kuptuan se ishin pikasur nga policia, e hodhën gjithë drogën në det në brigjet e Italisë. Ishin autoritetet e këtij vendi që më pas bënë rikuperimin e pakove me drogë dhe sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale./panorama

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts