Friday, April 26, 2024
HomeKronikaGjen ne toke portofolin, perdor kartat e kreditit dhe parate i le...

Gjen ne toke portofolin, perdor kartat e kreditit dhe parate i le ne kazino. Arrestohet autori

-

Policia e Shkodres ka arrestuar nje person pasi ka gjetur nje  portofol me karta krediti brenda dhe i ka  përdorur duke tërhequr 100.000 lekë të reja nga llogaria e poseduesit.

Më datë 14.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune hetimore të mirëfilltë, u bë ndalimi i shtetasit:

Muharrem Peti , 27 vjeç, banues në Dibër

Ndalimi i tij u bë pasi , ky shtetas më datë 11.08.2017, në vendin e quajtur shatervani Parrucë në Shkodër ka gjetur një çantë dore, brenda të cilës kishte 2 karta krediti si dhe një shumë monetare brenda, të cilat i përkisnin shtetasit R. B. 65 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka bërë kallzim për humbjen e kësaj çante.

Gjithashtu më datë 11.08.2017 dhe 12.08.2017, shtetasi Muharrem Peti , ka përdorur këto karta krediti duke tërhequr nga bankomati i një banke, shumën prej 100.000 lek të reja, shumë të cilën e ka shpenzuar duke luajtur në kazino.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts