MESAZHI I BERISHËS
Prof. Dr. Ylli Popa mbylli sytë përgjithmonë!
Te dashur miq, sot u nda nga jeta njeri nga themeluesit me kryesor dhe drejtuesi për dekada i Kardiologjisë si dhe president i Akademisë se Shkencave te Shqipërisë pas reformimit te saj, akademiku Prof. Dr. Ylli Popa. Autor i studimeve te shumta, artikujve shkencor, teksteve universitare, klinicist i klasit te pare, drejtues klinike dhe katedre, Prof. Ylli Popa ishte një kollos i vërtet i mjekësisë shqiptare. Si intelektual, ai u angazhua me qëndrimet dhe shkrimet e tij ne hapjen e vendit dhe kundër izolimit por edhe ne lëvizjen demokratike.
Ai ishte një nder themeluesit e Komitetit te Helsinkit te krijuar nga një grup intelektualësh te shquar qe ne javët e para te revolucionit demokratik te vitit 1990. Duke shprehur nderimin tim te madh për profesor. dr. Ylli Popen dhe ngushëllimet e mia me te sinqerta për familjaret e tij, unë i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb