Saturday, April 20, 2024
HomeKulturëNJË ARTIST I LINDUR SI MITRUSH KUTELI, KRIJIME MAHNITËSE QË NË MOSHËN...

NJË ARTIST I LINDUR SI MITRUSH KUTELI, KRIJIME MAHNITËSE QË NË MOSHËN 12-VJEÇARE

-

 

Dhimitër Pasko, shkrimtari dhe përkthyesi që në emrin e penës njihet si Mitrush Kuteli, qysh fëmijë ka qenë i talentuar për të shkruar, talent i cili ka lënë histori në Letërsinë Shqiptare.

Autori i veprave “Lasgush Poradeci” apo “Tregime të moçme shqiptare”, që në moshën 12-vjeçare ka arritur të botojë disa nga krijimet e tij, të cilat kryesisht kishin si personazh kryesorë heroin kombëtar Skënderbeun.

Ish-drejtori i Bibilotekës Kombëtare, Aurel Plasari ka publikuar disa foto të dokumenteve historike, me vjershat e Kutelit. Siç e thotë dhe ai në mbishkrimin e fotove, botuesit e asaj kohe (1919) kanë bërë urime profetike për ftësinë e veçantë të Mitrush Kutelit.

“Rroftë filizi i ri e vaftë gjer në veshët të Perëndisë!, shkruajnë botuesit.

Një nga poezitë e para të Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare:

Gjithë një armikët munde

Gjith Europën ti e tunde

Po tani o trim me fletë

Neve mbetmë si të shkretë

Se s’ka kush të na përgjigjet

Si ty në luftë të hidhet

Gjithë lumënjt e mbëdhenj

Ata kurrë s’i dëgjonj

Se buçasin si njëherë

Se vdiqe ti trim i vlerë

Pandaj mban shpata zi

Se vdiq një në Shqipëri

17.11.1919

21078297_2381018435457019_2480956174919814041_n_copy.jpg

20953860_2381018792123650_8181079449072301527_n.jpg

21034574_2381018882123641_5453604995861197554_n.jpg

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts