Tuesday, April 23, 2024
HomeEkonomiEURO FILLON REVASHIN, NË SHTATOR RRITET MONEDHA E PËRBASHKËT EUROPIANE

EURO FILLON REVASHIN, NË SHTATOR RRITET MONEDHA E PËRBASHKËT EUROPIANE

-

 

Monedha e përbashkët europiane është forcuar për të tretën ditë radhazi, duke u këmbyer sot me 132.49 lekë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit me fundin e sezonit turistik do të shuhen edhe efektet sezonale dhe fundi i muajit gusht do të shoqërohet me një forcim të valutës.

Megjithatë ata tregohen skeptikë për forcimin e euros duke qenë se nuk ka pasur rritje të vëllimeve tregtare.

Euro pritet gjithashtu të rritet duke ndjekur tendencën e muajve të kaluar që pas datës 20 dhe 14, që përkojnë me afatet e fundit të pagimit të sigurimeve shoqërore dhe të TVSH-së.

Në tregjet ndërkombëtare euro vijon të forcohet

Monedha e ka vijuar të forcohet edhe në tregjet ndërkombëtare, ku ka shënuar dhe nivelin më të lartë të tetë viteve të këmbimit me paundin britanik.

Çlirimi  ekonomik i eurozonës gjithashtu po çon në forcimin e euros kundrejt dollarit, ndërsa niveli i këmbimit ka qenë 1.18 dollarë.

Një monedhë vendase e fortë

Forcimi i lekut kundrejt monedhës europiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.

Banka e Shqipërisë, në një analizë të posaçme për zhvillimet në kursin e këmbimit analizon se, hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.

Ecuria, sipas Bankës së Shqipërisë, ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më parë, shkruan Monitor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts