Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëPS mbledh Asamblenë, priten emrat e ministrave të rinj

PS mbledh Asamblenë, priten emrat e ministrave të rinj

-

Partia Socialiste mbledh sot asamblenë e përgjithshme të saj, prej nga pritet të dalin edhe emrat e qeverisë së re.

Mesohet se  çelja e punimeve të Asamblesë do të bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Asamblesë, Ruçi.

Më pas, do të jetë Balla ai që do të bëjë një raportim nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare, ndërsa Milva Ekonomi do të paraqesë një raport për dëgjesat publike.

PS-2

Mesohet se axhenda do të vazhdojë me Niko Peleshin, i cili do të paraqesë një raport për ristrukturimin e institucioneve. Më pas, Arben Ahmetaj do të paraqesë një raport për lehtësimin e procedurës burokratike, ndërsa Blerina Gjylameti do të bëjë publike bilancin e zgjedhjeve dhe raportin për organizimin elektoral të PS.

ps

 

Sipas burimeve  , në asamble do të bëhet edhe miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në PS, ndërsa fjala përmbyllëse do të mbahet nga Rama për bilancin e zgjedhjeve dhe sfidat e 4-vjeçarit.

Kabineti i ri qeveritar pritet të jetë shumë më i vogël nga sa është deri tani me 19 ministri dhe një zëvendës kryeministër, ku shumë prej këtyre dikastereve do të shkrihen apo do t’i bashkëngjiten ministrive të tjera.

ramaa

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts