Friday, March 29, 2024
HomeSportFormula1/ Hamilton nuk fshihet: Është ëndërr të pilotosh Ferrari-n

Formula1/ Hamilton nuk fshihet: Është ëndërr të pilotosh Ferrari-n

-

 

Të drejtosh një makinë “Ferrari” në garat e “Formula 1” mbetet një ëndërr dhe këtu nuk bën përjashtim as një kampion bote si Lewis Hamilton. Britaniku në një intervistë të dhënë për “Sky” në fundjavë pas triumfoi në Çmimin e Madh Të Belgjikës është shprehur se ndoshta mbas 3 ose 4 vitesh mund të pilotojë kokëkuqen italiane.

“Të drejtosh një makinë Ferrari është një ëndërr për të gjithë pilotët dhe këtu përfshihem edhe unë”, tha Hamilton. “Nuk e di nëse do të jem pjesë e kësaj skuadre në të ardhmen. Mendoj se nëse kjo do të ndodhë, do të jetë pas 3-4 vitesh”.

Këtë deklaratë Hamilton e bëri sapo mësoi për rinovimin e Sebastian Vettel me Ferrarin edhe për 3 vjet të tjerë ndërkohë që përpara këtij rinovimi ai kishte theksuar se nuk do të donte të ishte shok skuadre me pilotin gjerman. për më tepër, zërat e fundit flasin edhe për një zgjatje të bashkëpunimit mes Mercedes dhe Hamilton, kontrata e të cilit skadon në vitin 2018.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts