Friday, April 18, 2025
HomeUncategorizedFerrari më i pazakontë del në ankand, sa parashikohet të jetë çmimi

Ferrari më i pazakontë del në ankand, sa parashikohet të jetë çmimi

-

Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, i quajtur “Uovo”, që në italisht nënkupton “Vezë”, së shpejti do të dalë për shitje përmes ankandit.

 

Ekspertët parashikojnë se çmimi i tij mund të kalojë shifrën 10 milionë dollarë, ndonëse çmimi filelstar i këtij Ferrari “Vezë” është vlerësuar të jetë mes 5 dhe 7 milionë dollarë. Parashikohet se të interesuarit për këtë Ferrari do të ofrojnë më shumë para.

Modeli 166/mm212 Export Uovo, të cilin e ka porositur ndërmarrësi italian dhe shoferi i njohur i veturave për gara, Konti Giannino Marzotto, në vitin 1951, do të shitet përmes shtëpisë së ankandit Sotheby’s në Kaliforni, më 18 gusht.

Dizajnin e Ferrarit “Vezë” e ka krijuar skulptori italian Franco Reggiani në bazë të idesë së Marzottos, i cili ka dashur një veturë “futuristike” por për gara.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts