Të shtunën është një ndeshje shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare pasi fitorja është ‘detyrim’ dhe për më shumë që kundër Lihtenshetjnit për herë të parë nga stoli do të drejtojë trajneri i ri Christian Panucci.
“Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë”, tha Gazmend Malo për “Top Channel”.
Mësohet gjithashtu që për ndeshjen kundër Maqedonisë e cila luhet në vendin fqinj, në Strumicë, është shitur i njëjti numër biletash, 450. Por diferenca qëndron se këtë herë në dispozicion të tifozërisë kuqezi ky ishte numri maksimal i biletave në dispozicion, pra janë të shitura të gjitha.