Thursday, March 28, 2024
HomeKulturëThe Guardian: Ohri ndër 10 liqenet më të bukura në Europë

The Guardian: Ohri ndër 10 liqenet më të bukura në Europë

-

 

Ohri

Liqeni i Ohrit i shtrirë në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë renditet ndër 10 liqenet më të bukura të Europës.

“Ju nuk keni pse të shkoni në det për të shijuar plazhe dhe sporte ujore. Këto brigje liqenesh ofrojnë banjo dielli, shëtitje me varkë, etj”, nis shkrimi i ‘The Guardain’ pasuar nga përshkrimi i qytetit të Ohrit, i renditur i pari si më i bukuri në Europë.

Ohri është i vendosur në anë të liqenit me të njëjtin emër, një nga më të thellët në Evropë ne kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në këtë qytet ndodhet edhe Kisha e Shën Jovan Kaneos, e cila ngrihet në një shkëmb, mbi një port plot me anije peshkimi me ngjyra të ndezura dhe ka një shpërndarje të plazheve të vogla.

Vizitorët mund të zgjedhin për t’u zhytur në skuba për të parë gërmimet nën ujë, i cili herë duket blu e herë i gjelbër mitik.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts