Friday, April 19, 2024
HomeKronikaVrau gjyqtaren me plumb në kokë, ish-burri vrasës del sot para gjykatësve

Vrau gjyqtaren me plumb në kokë, ish-burri vrasës del sot para gjykatësve

-

  • TIRANE– Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë pritet të japë sot masën e sigurisë për Fadil Kasemin, i cili vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Fildeze Hafizi.

Gjyqtarja e Shkodrës, nënë e dy fëmijëve u vra në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet katër ditë më parë. Ndërsa autori i ngjarjes pritet të dalë paraditen e sotme para togave të zeza.

Prokuroria për Krime të Renda ka dërguar mesditen e djeshme në gjykatë kërkesen për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

Mbi 53-vjeçarin rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Dy akuzat e para që janë ngritur ndaj të arrestuarit lidhen me vrasjen e gjyqtares, ndërsa akuza e “rrëmbimit të personit” ka të bëjë me tentativën e largimit të autorit nga vendi i krimit.

Prokuroria thekson se pasi ka vrarë gjyqtaren, shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës “Bardhyl”, automjetit furgon Mercedes-Benz, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hipur brenda në automjet.

Gjatë udhëtimit, shtetasi K.T. ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit, shtetasi K.T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi, duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

Nga studimi i materialit hetimor, rezulton se:
Me datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…..” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, benz me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas shtetasi Fadil Kasemi me psitoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, automjetit furgon benz mercedez, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit shtetasi K.T., ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëhërë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.

Ne keto kushte, nga ana e Prokurorise per Krime te Renda kerkohet:Të caktohet ndaj shtetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts