Federata Shqiptare Hanballit, së shpejti aktivitete madhore
Hendbolli për femra, një sport që dy vite më parë e pati nismen e tij me vajzat e reja të shtëpisë së fëmijës në Shkodër po ecen i sigurtë në rrugën e afirmimit të tij. Ndonëse në hapat e parë, organizatori Alfred Zefi dhe trajneri Kujtim Matlia kanë arritur që duke e pasuruar ekipin edhe me vajza të tjera nga qyteti të formojnë një ekip të mirëorganizuar, i cili pritet të përfaqësojë Shkodrën për herë të parë në kampionatet kombëtare. Madje, sipas organizatorit Zefi, Shkodra është përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Hendbollit të jetë edhe baza e organizimit të një aktiviteti me përmasa kombëtare.
Në krye të ekipit është një specialist i mitëfilltë i këtij sporti si Kujtim Matlia, i cili vazhdon të punojë me plot passion me vajzat e reja hendbolliste.
Klea Haka, aktualisht kapiteni e skuadrës është njëra nga vajzat e talentuara të ekipit të hendbollit Vllaznia, e cila falë të dhënave shumë premtuese pritet të mbërrijë shumë shpejt në nivelet e larta të këtij sporti.
Puna, pasioni dhe përkushtimi i dyshes Zefi-Matlia duke pasur në dispozicion edhe një grup vajzash të talentuara, e ka të garantuar suksesin