Thursday, March 28, 2024
HomeSportBlindohet Strumica! Policia dhe forcat speciale rrethojnë që tani stadiumin

Blindohet Strumica! Policia dhe forcat speciale rrethojnë që tani stadiumin

-

ec2880fd-be48-4f4f-acc9-8f1e3d460a8d-470x627

Kur mbeten pak më shumë se 4 orë para fillimit të ndeshjes mes Maqedonisë dhe Strumicës, rreth të ashtuquajturit stadium janë pozicionuar shumë policë dhe forca speciale maqedonase.

Stadiumi, pjesë të të cilit janë të hapura në anë të tribunave dhe bën të mundur edhe shikimin e ndeshjes nga rrugët në krahë, tani është i rrethuar nga barriera metalike, ndërsa në këto rrugë është e ndaluar qarkullimi i makinave.

Policia ka krijuar postblloqe rrotull impiantit, ndërsa vazhdimisht vijnë policë dhe forca të tjera sigurie të cilat i shtohen trupave ekzistuese në terren.

Sipas informacioneve që kemi siguruar, në Strumicë sot do të jetë 10-fishi i forcave të sigurisë në krahasim me ndeshjet normale, edhe pse bëhet fjalë për një “ministadium” dhe një numër shumë të kufizuar tifozësh të pranishëm.

 562bd03f-c859-4457-aee6-10eb1754b1e9-470x627

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts