17 fakte gjeografike që i dimë gabim

0
14

Këto kohë, në vend të studiojmë Atlaset, ne përdorim Internetin. Kështu që, nuk kemi pse habitemi që bëhen male të tërë me gabime në lidhje me gjeografinë bazë të botës. Ja 30 gabime të zakonshëm, që do i bënin mësuesit e gjeografisë të shkulnin flokët…

Gabimi: Antarktika nuk ka zona orare

Është një keqkuptim i zakonshëm që kontinenti i ngrirë në Polin e Jugut nuk ka zona kohore. Por, siç e dimë nga stacionet shkencore të vendosura në pjesë të ndryshme të shtresës masive të akullit, në Antarktikë ekzistojnë nëntë zona të ndryshme orare.

Gabimi: Rusia dhe Turqia janë të vetmit vende që shtrihen në dy kontinente

Ju mund të mendoni se Rusia dhe Turqia janë të vetmet shtete që shtrihen në dy kontinente. Por sipas gjeologëve, kufiri i Azisë dhe Evropës është pellgu ujëmbledhës i Kaukazit, që do të thotë se kufiri gjithashtu kalon përmes Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit.

Gabimi: Statuja e Lirisë është në Nju Jork

Nëse doni të filloni një debat mes njujorkezëve dhe nju xhersianëve, hidhuni këtë kockë sherri. Megjithëse Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e ka vendosur Liberty Island në rrethin e 8-të të Kongresit të Nju Jorkut, ishulli në fakt ndodhet në ujërat e Nju Xhersit dhe është shumë më afër Xhersit, sesa Nju Jorkut.

Gabimi: Nili është lumi më i gjatë në botë

Kjo është ajo që thuhet gjithmonë në librat tanë gjeografikë, prandaj ky mit është shumë i përhapur. Por nëse përfshini, siç bëjnë shumë studime, degët, kanalet e shumëfishta të një lumi dhe ndërprerjet që eliminojnë kthesat më të gjata të lumit, lumi Amazonë e lë pas Nilin.

Gabimi: Lumi i Misisipit është më i gjati në SHBA

Misisipi mund të ketë Tom Sojerin dhe Hakëlberri Finin. Por pavarësisht nga letërsia, Lumi i Misurit ka këtë fakt: Me 2,341 milje, është 139 milje më shumë se Misisipi i fuqishëm.

Gabimi: Norvegjia është vendi më verior në botë

Na vjen keq që zhgënjejmë studiuesit e Norvegjisë, por Mbretëria e Norvegjisë është vetëm kombi i katërt më verior i botës. Rusia, Kanadaja dhe Groenlanda janë më afër me Polin e Veriut, me ishullin Kaffeklubben të Groenlandës që është toka më veriore në botë.

Gabimi: Krakatoa është në lindje të Javas

Krakatoa, East of Java është titulli i një filmi emocionues rreth shpërthimit të vitit 1883, që shkaktoi tingullin më të fuqishëm që është dëgjuar ndonjëherë në tokë. Por vullkani ndodhet jashtë bregut perëndimor të Javas. Askush nuk e kontrolloi këtë gjë para se të bënin një film?

Gabimi: Kashmiri mund të mos jetë pjesë e Indisë

Diskutimi i kësaj do të shkaktojë debate dhe madje ka shkaktuar luftëra në atë pjesë të botës, dhe për shumë vite. Në këtë moment, India, Pakistani dhe Republika Popullore e Kinës të gjitha pretendojnë pjesë të rajonit, dhe nuk dakordësi.

Gabimi: Poli i Jugut është në Antarktidë

Epo, kjo është e drejtë. Por është gjithashtu e gabuar, sepse në këtë kontinent ka katër Pole të Jugut të ndryshëm: Poli Jugor Gjeografik (ku boshti i Tokës kryqëzon koren e Tokës), Poli i Jugut i paaksesueshëm (ku Antarktida është më larg nga bregu), Poli Jugor Gjeomagnetik (ku fusha gjeomagnetike kryqëzon sipërfaqen e Tokës) dhe Poli i Jugut Magnetik (ku fushat magnetike e Tokës ndërpret koren e saj). Për të ngatërruar më tej, për shkak të domethënies magnetike, poli jugor magnetik po lëviz vazhdimisht.

Gabimi: Afrika është një shtet

Aspak. Afrika është një kontinent që përmban 54 vende, secili me gjuhët, kulturat dhe traditat e veta. Gjithnjë e më shumë “Kontinenti i Errët” po del në dritë.

Gabim: Toronto është kryeqyteti i Kanadasë

Toronto është qendra financiare dhe mediatike e Kanadasë, dhe mburret me disa nga ikonat më mbresëlënëse kulturore të vendit. E vetmja gjë që nuk ka është që të jetë kryeqyteti i vendit, që ndodhet katër orë larg në Otava, i cili në vitin 2016 u vlerësua si vendi më i mirë për të jetuar në Kanada nga MoneySense.

Gabimi: Gjeneva është kryeqyteti i Zvicrës

Gjeneva dhe Zyrihu mund të kenë reputacion si qendra kulturore botërore, por kryeqyteti është në të vërtetë Berna, qyteti i pestë më i madh i vendit. Është me vlerë një vizitë, qoftë edhe sepse çdo vizitori ndërkombëtar i jepet një çokollatë Toblerone si një dhuratë mikpritjeje.

Gabimi: Holanda është një shtet

Njerëzit kanë përdorur gjithmonë Nederlands dhe Holandë duke u ndërruar vendet. Por ata nuk janë të njëjtë. Nederland ka 12 provinca, duke përfshirë Holandën Veriore dhe Holandën Jugore. Por meqenëse qytetet kryesore të Amsterdamit, Roterdamit dhe Hagës janë në këto provinca, njerëzit kanë tendencë të kapërcejnë detajet dhe gabimisht e quajnë shtetin e ulët Hollandë.

Gabimi: Britania e Madhe dhe Mbretëria e Bashkuar janë e njëjta gjë

Duhet të mësojmë se këto terma nuk janë të ndërkëmbyeshme. Mbretëria e Bashkuar është një vend që përfshin Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Britania e Madhe është vetëm një pjesë e kësaj, veçanërisht ishulli që përbëhet nga Anglia, Skocia dhe Uellsi.

Gabimi: Islanda është e mbuluar me akull

Pavarësisht nga emri i saj, kombi i vogël ishull në Atlantikun e Veriut është në të vërtetë mjaft i butë. Falë rrymës së ngrohtë të Atlantikut të Veriut, brigjet e Islandës mbeten pa akull gjatë gjithë dimrit. Sigurisht ka akullnaja, por ka edhe gejzerë dhe shumë aktivitete vullkanike, siç është shpërthimi i Eyjafjallajökull i vitit 2010, i cili hodhi kaq shumë hi në ajër, saqë ndaloi udhëtimin ajror nëpër Evropë për ditë të tëra.

Gabimi: Sidnej është kryeqyteti i Australisë

Kur mendojmë Australinë, përfytyrojmë Shtëpinë e Operas të Sidneit ose Olimpiadën e Sidneit, kështu që a është çudi që ne mendojmë se qyteti më i madh i vendit është gjithashtu kryeqyteti i tij? Kryeqyteti është në të vërtetë qyteti i Canberrës, dhe u zgjodh në vitin 1908 si një kompromis midis Sidneit dhe qytetit të tij rival, Melburnit.

Gabimi: Lagos është kryeqyteti i Nigerisë

Kjo ishte e vërtetë, por në vitin 1991 kryeqyteti u transferua në Abuja. Ka pasur të paktën dy avantazhe për këtë lëvizje: Abuja është afër qendrës së vendit dhe është vendi i Uonderland, një nga parqet e parë të zbavitjes në vend.