Wednesday, April 24, 2024
HomeSportBebeto: Ja si Partizani të rikthehet te trofetë, ç’u premtoj tifozëve shqiptarë...

Bebeto: Ja si Partizani të rikthehet te trofetë, ç’u premtoj tifozëve shqiptarë të Brazilit

-

 

Bebeto, kampioni i botës me Brazilin, i cili së fundi është bërë pjesë e familjes së kuqe të Partizanit, në një intervistë për “tema tv” tregon projektin që e lidh me klubin shqiptar si dhe këshillon “demat” për rrugën që duhet ndjekur për t’u kthyer te suksesi.

Bebeto kur pytet për futbollin shqiptar tregon se e njeh shumë pak atë, por përshtypje i ka bërë mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj. Braziliani në fund jep edhe një premtim për tifozët shqiptarë të Brazilit ku shprehet se shumë shpejt ajo do t’i bëjë sërish të lumtur.

Bebeto jeni tashmë pjesëtari më i ri i klubit të Partizanit. Si fillim, si ndiheni me këtë detyrë të re jashtë Brazilit?

Marrëdhënia ime me presidentin Demi është shumë miqësore dhe ardhja e tij në Brazil na bëri që të kemi akoma dhe më shumë miqësi, duke ia kthyer dhe unë respektin me vizitën time në Shqipëri.

Kjo bëri që unë ta ndihmoj presidentin në atë çka ai kërkon në fushën e futbollit. Por, dua të theksoj se unë dua ta ndihmoj atë më shumë si mik dhe të bëjë atë lidhjen time me Amerikën Latine.

Sugjerimi im për presidentin është që të ndërtojë një akademi, sepse në të ardhmen kjo do të sjellë më shumë të ardhura për të fituar më shumë kampionate në një të ardhme, se sa të bësh një skuadër cilësore dhe të fitosh vetëm një kampionat.

Cili do të jetë roli juaj dhe çfarë synoni të bëni konkretisht te Partizani?

Qëllimi im është që ta ndihmoj sa më shumë Partizanin. Unë kam një eksperiencë shumë të madhe si futbollist, duke qenë se kam fituar dhe Kupën e Botës dhe shumë Olimpiada. Këtë eksperiencë timen si futbollist do t’ia përcjell presidentit në fushën e futbollit.
Bebeto-470x353
Te Partizani është bashkëpunëtor dhe një tjetër emër i madh i futbollit si Luçiano Moxhi. Cili do të jetë bashkëpunimi juaj me të?

Bashkëpunimi im me Luçiano Moxhin, që është një emër i madh i futbollit europian, do të jetë shumë i hapur. Që të dy do të jemi në bashkëpunim për ta çuar Partizanin drejt suksesit.

Por, unë prapë insistoj që duhet me patjetër dhe më pëlqen shumë objektivi i presidentit që ta bëjë këtë qendrën sportive, sepse edhe Flamengo kishte mangësi dhe në momentin që e realizoi këtë gjë korri suksese të mëdha. Kështu që edhe unë shpresoj që kjo të realizohet sa më shpejt që dhe sukseset e Partizanit të vijnë po kaq shpejt.

Sa njohuri keni për futbollin shqiptar dhe a njihni ndonjë lojtar qoftë dhe nga Kombëtarja shqiptare që mund t’u ketë bërë përshtypje?

Unë kam folur me stafin, në veçanti me trajnerin Mark Iuliano dhe më ka bërë përshtypje lojtari që luan në Serinë A me skuadrën e Napolit, që është mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, të cilin e ndoqa me vëmendje dhe në kombëtare e më bëri përshtypje.

Në vazhdimësi unë do jem më në kontakt me presidentin që të kem sa më shumë njohuri dhe të jem më në brendësi të futbollit shqiptar.

Hysaj1-470x264
Por, e theksoj dhe një herë, që të bëhet qendra sportive, sepse kjo do të bëjë të mundur që të vijnë sa më shumë lojtarë me eksperiencë duke pasur qendrën sportive. Ata do të vijnë me një dëshirë të madhe nëse do të gjejnë këto kushte në Shqipëri.

A keni një sugjerim për klubet shqiptare, ku duhet që të bazohen ato më së shumti që të ngrihen në nivele të mira?

Duhet thënë që eksperienca e trajnerëve dhe lojtarëve të huaj që kanë punuar jashtë bënë të mundur që futbolli shqiptar të rritet, sepse ata sjellin të gjithë eksperiencën e tyre fitimprurës jashtë dhe e transmetojnë në Shqipëri dhe, në këtë mënyrë, niveli i futbollit shqiptar do të rritet me patjetër.

Ju keni qenë futbollist i madh, ndërsa tani jeni një politikan i rëndësishëm. Sa lidhje ka futbolli me politikën dhe kush është më e vështirë, futbolli apo politika?

Pa dyshim që është më e lehtë të jesh futbollist, sepse unë kam filluar të luaj që në moshën 7-vjeçare dhe të gjithë në Brazil më njohin si një person që kam qenë gjithmonë i hapur. Pa diskutim që politika ka vështirësitë e veta dhe në Brazil e dimë të gjithë që është i pranishëm dhe korrupsioni.
Bebeto-Partizani-470x705
Njerëzit në Brazil, duke më njohur se si jam në kuptimin që kam qenë gjithmonë i hapur, e kuptojnë që unë nuk jam i asaj natyre që të jem pjesëmarrës në këtë korrupsion. Prandaj dhe e theksoj se jam i hapur të ndihmoj që politika ta luftojë korrupsionin. Por, e përsëris, që të luash futboll është më e thjeshtë se sa të jesh një politikan.
bebeto-brasilien_1m1r28jizyg2c1p4wt2q8yo5cp-470x326
Dhe në fund, në Shqipëri ka shumë tifozë të Brazilit dhe ju jeni një idhull për ta. Keni ndonjë mesazh në drejtim të tyre?

Tifozëve shqiptarë që mbështesin Brazilin, të cilët mund të jenë të zhgënjyer me atë Botëror që bëmë në shtëpinë tonë, dua t’u jap një mesazh optimist. U premtoj të gjithë tifozëve shqiptarë që të vazhdojnë ta mbështesin Brazilin, sepse tani jemi kthyer sërish të fortë dhe do t’u japim prapë kënaqësinë e sukseseve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts