Është përzgjedhur sot ekipi i kreut të PD-së Lulzim Basha në grupin parlamentar të kësaj force.
Gazetarja Elda Mendja raporti për “BalkanWeb”, se përveç kryetarit të grupit dhe nënkryetarit të parlamentit është vendosur edhe zëdhënësja e re.
Bëhet fjalë për deputeten Grida Duma, e cila do të jetë zëdhënëse e grupit të PD-së, ndërsa sekretar Ervin Salianji.
Po kështu është vendosur që nënkryetar grupi për reformat dhe komisionet ad hoc do të jetë Oerd Bylykbashi. Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së vjen një ditë para seancës konstituive të parlamentit të ri.