Një ditë para seancës parlamentare të Kuvendit, kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar. Kryedemokrati u dha këshillat e para deputetëve, ndërsa u shpreh se do bëjë opozitë të fortë dhe nuk do ketë ndarje pushteti. Ndër të tjera u shpreh se një opozitë e fortë është një domosdoshmëri për vendin.
“Dua ta filloj më në mesazh të drejtpërdrejte, ne do bëjmë opozitën deri sa shqiptarët të vendosin me votë. Nuk do ketë ndarje pushteti në qeverisje në asnjë rrethanë. Opozita ka një rol të madh dhe një opozitë e forte është një domosdoshmëri të madhe për vendin.
Qëllimi jonë është që të përmbushim këtë mision. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë ku do përcaktohet integrimi, apo zhytja në korrupsion. Ne kemi disa sfida dhe duhet të bëhemi pengese që vendi të mos rrëshqasë tek krimi dhe të ndryshojmë politikën. Ne do reformojmë PD.”- tha Basha.