Sunday, February 25, 2024
HomePolitikëRama nis me “Komunikimin Javor”, zbulon se çfarë do ndodhë nesër në...

Rama nis me “Komunikimin Javor”, zbulon se çfarë do ndodhë nesër në parlament

-

 

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me “Komunikimin Javor” këtë të dielë ku u shpreh se qeveria është gati të nisë punën e saj nga nesër pas betimit në parlament.

Fjalën e tij e nisi me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, sipas të cilit do të ndryshojë ndjeshëm cilësinë e Kuvendit shqiptar, dhe shprehu keqardhje për ata që hedhin baltë ndaj tij.

“Dje zgjodhëm kryetarin e ri të Kuvendit, që do të jetë garant i bashkëjetesës mes mazhorancës dhe opozitës. Keqardhje për sulmet ndaj tij si jehonë e zbrazëtisë së ideve të opozitës. Ndryshimi i cilësisë në Kuvend do të duket nën drejtimin e tij. Kuvendi s’do jetë më klubi i fjalëve pa rend dite e pa kufij, etik dhe kohor, në një lumë fjalësh për hesape partiake e personale”.

Kryeministri Rama gjithashtu zbuloi se çfarë do të bëjë qeveria në ditën e saj të parë dhe vendimet që do marrë.

“Nesër do të tregoj programin e qeverisë në Kuvend. Qeveria do të bëjë betimin nesër e do nisë menjëherë nga puna. Qeveria do të vendosë Vitin e Skënderbeut si dhe do të vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm. Ne kemi më shumë certifikata të prodhuara në vit se sa popullsia jonë, 4.5 milionë në vit. Një kohë e gjatë për të pritur një shërbim, një dokument. Me çertifikatën do të nisë eliminimi i dhjetëra milionë udhëtimeve, radhëve e kontakteve në sportelet e zyrave të shtetit, por prisni dhe 2.7 ditë siç pritët 27 vite për të ndjerë lehtësimin nga rraskapitjet në zyrat e Shtetit,” tha Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts