Kanë kaluar vetëm 40 minuta nga mbërritja e uraganit Irma në brigjet e shtetit të Floridas në SHBA, dhe 3 persona raportohet të kenë humbur jetën.
Të treja vdekjet kanë ndodhur në rrugë teksa banorët po mundoheshin të largoheshin me makinat e tyre.
Energjia elektrike është ndërprerë tashmë për gati 1 milion banorë, ndërsa erërat e uraganit arrijnë shpejtësinë 200 kilometra në orë.