Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëProgrami i qeverisë, pse i falënderoi Rama deputetët e PD në fund...

Programi i qeverisë, pse i falënderoi Rama deputetët e PD në fund të seancës

-

 

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos marrë pjesë në seancën e përgjigjeve të kryeministrit Rama për programin qeverisës, pas pyetjeve të LSI-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të largohet nga salla. Sakaq mësohet se as kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka qënë prezente në sallë.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Rama ka zgjedhur të falenderojë demokratët, sigurisht ata që qëndruan në sallë.

“Respekt për ata që patën durimin të qëndrojnë deri në fund, sidomos për kolegët e opozitës”,- shtoi ai.

Në fund, Rama nuk ua kurseu demokratëve edhe një mesazh për nesër. “Nesër jam këtu për të dëgjuar PD-në me shpresën se do të ketë diskutim real për programin. Megjithatë jeta vazhdon dhe është e drejta e secilit t’i qëndrojë ideve të tij edhe pse surreale. Nesër do jemi këtu për të dëgjuar PD, me shpresën për të dëgjuar dhe biseduar për programin real. Megjithatë jeta vazhdon dhe është e drejta e secilit t’i qëndrojë edhe atyre veprimeve surreale”,- tha ai.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts