- TIRANE– Kreu u Partisë demokratike është pyetur nga gazetarët para sallës së Kuvendit për kritikat e ish kryeministrit Sali Berisha në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë dhe largimin e Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit. Basha tha se kjo çështje do trajtohet me transparencë, por vëmendja mbetet tek ajo që po ndodh me qeverinë Rama.
Si do e largoni Ramën kur në seancën e parë rrodhën dy vota?
Ky është mesazhi që kam sot për ju. Kur të organizojmë konferencë do tu përgjigjem. PD nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara. Kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, të vërtetë dhe që i shkon përshtat interesave të qytetarëve, jo të miave personale.