Friday, April 19, 2024
HomePolitikëVasili: Kryeministri gënjeu keqas me programin e qeverisë

Vasili: Kryeministri gënjeu keqas me programin e qeverisë

-

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me programin e qeverisë. Në një status në FB, Vasili thotë se kryeministri gënjeu për 220 mijë vende pune, për rritjen e pagës minimale, për uljen e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave.

Reagimi i Petrit Vasilit në FB

Kryeministri gënjeu keqas me programin e qeverisë.

Gjithmonë akuzon të gjithë dynjanë ky kryeministri ynë, se i bien më qafë, se i hedhin baltë, se nuk e kuptojnë.
Por, që t’i thuash mashtrues kur ai pa u skuqur fare gënjen edhe me shkrim, nuk është hedhje balte besoj.

Më konkretisht, në 25 qershor ky mashtruesi kryeministër premtonte:

1. Krijimin e 220 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e dytë.
2. Që brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë 30 mijë lekë.
3. Që norma e papunësisë të ulet për herë të parë nën nivelin dyshifror (8.2 përqind) pas më shumë se dy dekadash.
4. Që do të kishte 25% rritje të të ardhurave të disponueshme të popullatës.

Këto ishin premtimet bubulluese në programin e tij “Shqipëria që duam”.

Në programin e qeverisë, që paraqiti para pak ditësh, na fliste edhe për qendrat historike të Rehovës, Thethit etj., por këto premtime gjigante i “harroi” brenda pak ditësh dhe nuk tha asnjë çerek fjale për to.
Ky është mashtrim i ligë dhe ofendues për çdo shqiptar, që ka respekt për veten.

Sa për kryeministrin; ky është rehat, se si shkollëpak që është mjafton t’i vënë ca faqe përpara, që boll të kenë dizajn të bukur dhe ky varda reciton duke djersitur e dihatur për të gënjyer sa më shumë e sa më fort.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts