Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Banka Qendrore e Bosnje Hercegovinës me temë “20 Vitet e Stabilitetit”, në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.
Diskutimet e këtij paneli u fokusuan në sfidat e reja të bankave qendrore në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe ndikimet e zhvillimeve aktuale në Eurozonë dhe rajon për këto vende.
Guvernatori Sejko theksoi se e ardhmja politike dhe ekonomike e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore është e lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
Pjesëmarrës në konferencë ishin zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë,guvernatorë dhe përfaqësues të tjerë të bankave qendrore nga Evropa dhe rajoni.