Monday, December 2, 2024
HomePolitikëDeputeti i LSI thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni per procesin...

Deputeti i LSI thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Mos heshtni per procesin e vettingut,por shpetojeni ate.

-

 

 Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë një tjetër thirrje drejtuar krerëve të delegacioneve të BE dhe SHBA në vendin tonë, në kuadër të vettingut. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili i kërkon ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Romana Vlahutin, që të mos heshtin për procesin e vettingut, por ta shpëtojnë atë.

Deputeti i LSI thotë se kryeministri Rama për shkak të frikës nga vettingu, futi duart në proces.

Vasili i bën thirrje ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që t’i kërkojnë maxhorancës të anullojë vendimet e fundit të marra në Kuvend me 73 vota, “duke asgjësuar të gjitha garancitë që vetë ambasadorët u dhanë të gjithë shqiptarëve në korrikun e 2016”.

REAGIMI I PLOTE
Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun.

Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu.
Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo’ dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.

Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht.

Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut :

1.është falimentimi i një ideje pozitive,

2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,

3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.

Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme

1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.

2.Garantuan gjithashtu se qeveria s’kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.

3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.

4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces.

Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.

Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen perfundimisht.

Le ti kerkojne maxhorances t’i anulloje vendimet e fundit te mara ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.

Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts