Saturday, April 27, 2024
HomeSportLaçi rikthehet te fitoret pas dy humbjesh dhe largimit të Nicës, për...

Laçi rikthehet te fitoret pas dy humbjesh dhe largimit të Nicës, për Vllazninë nuk ka “paqe” 

-

 

Pas dy humbjesh dhe pas largimit të trajnerit Stavri Nica Laçi është rikthyer te fitoret. Kurbinasit kanë mundur në shtëpi Vllazninë me rezultatin 2-0.

Në terrenin e renduar të stadiumit të Laçit vendasit janë treguar më të zotë duke realizuar dy herë me të njëjtin protagonist. 19-vjeçari edison Xhixha fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, ndërsa në të 60-ën, duke përfituar edhe nga një ngatërresë e mbrojtës dhe portierit të Vllaznisë realizon golin e dytë.

Ndërsa shkodranët pas humbjes me Teutën dhe barazimit me Luftetarin, e çojnë në 3 takime numrin e ndeshjeve pa fitore. Vllaznia pas 4 javësh në Superligë renditet e 7-a me 4-ër pikë, me të vetmen fitore kundër Lushnjes në javën e parë.

Në anën tjetër Laçi siglon fitoren e dytë pas surprizës në hapje në kryeqytet kundër Partizanit. Fitore e cila momentalisht e rendit e 4-r me 6-të pikë, po aq sa Teuta.

Kujtojmë se kjo ishte sfida hapëse e javës së 4-rt në Superligë. Në orën 17:00 luhet takimi tjetër Flamurtari-Luftëtari.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts