Friday, April 19, 2024
HomeUncategorizedJa disa nga përshkrimet e Faik Konicës për karakterin e shqiptarit…

Ja disa nga përshkrimet e Faik Konicës për karakterin e shqiptarit…

-

 

Pjesa më delikate në librin e Faik Konicës “Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe ese të tjera” është ajo pjesë ku Faiku analizon karakterin e shqiptar me të mirat dhe të metat e tij:

“Ka rëndësi të dihet se fyerja më e madhe në Shqipëri është ta quash dikë “i pabesë”. Shumë gjakmarrje kanë pasur si pikënisje akuzën për pabesi. Kjo natyrisht nuk do të thotë se në Shqipëri nuk ka njerëz të pabesë, por tregon në mënyrë të pagabueshme standartin e sjelljes, idealin për të cilin synohet.

Në kontrast me këtë, është me interes të vihet re se në Greqinë e sotme, fyerja më e rëndë është ta quash tjetrin analfabet ose të paditur; ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë është zgjuarësia dhe jo karakteri”.

Gjaknxehtësitë dhe padurimin proverbial të shqiptarëve, tipare që janë shëndoshë e mirë edhe sot mes politikanëve, Faiku i përshkruan me shprehjen, “shqiptari për një plesht djeg jorganin” dhe me prirjen e tyre për të nisur një grindje të kushtueshme për një fjalë goje.

Faiku analizon natyrën e shqiptarëve edhe nga këndvështrimi i turqve me të cilët ata kanë bashkëjetuar pesë shekuj:

“Të gjithë historianët turq flasin për kokëfortësinë e shqiptarit. Arnaud-i unud, shqiptari kokëngjeshur, është thënie standarte e kronikave të vjetra. Turqit mendojnë gjithshtu se shqiptarët janë gjaknxehtë. Ka damar prej shqiptari, thotë një shprejhje e sotme turke…

Dashuria për paranë është një tjetër karakteristikë e shqiptarit, i cili është gati t’u hyjë aventurave më të rrezikshme nëse nuhat fitim. Në kohën e perandorisë së vjetër turke tregonin një histori: E pyetën shqiptarin, “a dëshiron të shkosh në ferr” Ai u përgjigj: “Sa të paguajnë atje?”

Por Faiku vëren se “një veçori tepër fatkeqe e shqiptarëve dhe që bie shumë në sy, është mungesa e plotë e idealizimit. Në një vend ku njerzit vdesin aq lehtë për vogëlsira, është e padëgjuar të vdesësh për një ideal ose për një çështje. Kjo mjafton – shkruan Faiku – për të shpjeguar se përse Shqipëria nuk e fitoi lirinë më herët dhe nxori aq pak dëshmorë për pavarësinë kombëtare”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts