Thursday, February 9, 2023
HomeKronika”Servisi" - Sekuestrohen 37 kg drogë në Fushë Krujë

”Servisi” – Sekuestrohen 37 kg drogë në Fushë Krujë

-

Sekuestrohen 37 kg e 350 gr lëndë narkotike Marjuanë, një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë.

Operacioni u kodua ”Servisi” dhe në pranga ranë tre shtetas.

• Gentian Kanberi 34 vjeç , banues në Fushë- Krujë;

• Shkelzen Mirdita 32 vjeç, banues në Fushë- Krujë;

• Flamur Hajdini 27 vjeç, banues në Kosovë.

Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Larushkë, në automjetin tip Opel, në pronësi dhe I gjendur në servisin e shtetasit Gentian Kamberi janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•37 kg e 350 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

• një automjet tip Opel;

• 1 430 € dhe vlera monetare në Lekë;

• 5 aparate telefoni celularë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts