Friday, April 26, 2024
HomeKronikaPolicia arreston 2 vellezer te shpallur ne kerkim per vrasje ne fshatin...

Policia arreston 2 vellezer te shpallur ne kerkim per vrasje ne fshatin Mali I Jushit

-

Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër
Me datë 06.10.2017, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” One Year “.

Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :

– Lin Mujeci , 38 vjeç, banues në Torovicë – Lezhë

– Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë – Lezhë

Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .

Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale ” Vrasje me paramendim ” kryer në bashkëpunim ‘ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal.

Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër


 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts