Në orën 15:45, Kombëtarja e Italisë do të niset nga Torino dhe parashikohet që në orën 17:40 të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, nga ku do bëhet direkt udhëtimi për në Shkodër. Rreth ores 19:00 ata do te mberrijne ne “Grand Hotel Europa” dhe 30 minuta me vone është menduar që lojtarët dhe stafi teknik të zbresin në fushë, në “Loro Boriçi” për të bërë një inspektim të fushës, por pa kryer stërvitje. Më pas në orën 20:00, trajneri Ventura do dalë në konferencë për shtyp, i shoqëruar nga një lojtar i Kombëtares Italiane.
Kjo është axhenda dhe masat që janë marrë nga “Axurrët” përpara mbërritjes në tokën shqiptare dhe gjatë kohës së qëndrimit.