Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama është marionetë e oligarkisë dhe se trembet të flasë për taksën e TVSH-së për bizneset e vogla.
Ai thotë se mijëra shqiptarë preken nga kjo taksë, duke sqaruar edhe arsyen e vendosjes së saj.
Reagimi i plotë i Vasilit në Facebook:
Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.
TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë.
Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.
Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.
Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.
Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shndërruar në marionetë të oligarkisë.
Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq.