Wednesday, February 1, 2023
HomeSportEkskluzive/ "Axurret'' moren buken me vete nga Italia? Zbulohet e verteta:As ne...

Ekskluzive/ “Axurret” moren buken me vete nga Italia? Zbulohet e verteta:As ne hotelet me 5 yje te Torinos nuk jane keshtu kushtet.

-

Janë habitur italianët nga Shkodra, dhe veçanërisht, që në orët e para të mëngjesit, drejtuesit e Grand Hotel Evropa në qendër të qytetit të Shkodrës që pret kombëtaren italiane, kanë marrë edhe urimet e drejtuesve të kombëtares italiane.

“Kemi qëndruar edhe në Torino në hotel me 5 yje, por kushtet këtu në këtë hotel, nga akomodimi, higjena, mikëpritja, janë të shkëlqyera” u kanë thënë italianët drejtuesve dhe menaxherëve të hotelit.

Dhe në fakt, duket se stafi i Grand Hotel Europa, kishte marrë masat që asgjë të mos mungonte për 65 personat e akomoduar në hotel, dhe që kanë marrë gjithë ndërtesën, duke mos lënë askënd tjetër të akomodohet në të.

Shumë është folur këto ditë për guzhinën, madje madje deri tek akuza që “italianët kanë marrë bukë me vete”.

“Kjo nuk është absolutisht e vërtetë, shprehet drejtori i Hotelit për newsport.al. ” Të gjithë e dimë, sikurse me ekipet shqiptare, se ekipe të tilla dhe aq më tepër kombëtaret, kanë doktorin dhe kuzhinierin me vete. Ata janë personat përgjegjës që kontrollojnë cilësinë dhe sasinë e ushqimit që duhet të hanë futbollistët por edhe stafi”.

Dhe menyja i ka pasur të gjitha, nga makaronat e markës italiane, tek risotto, omletat me vezë në mëngjes, apo edhe filetot e pulës apo të vicit të shoqëruara me zarzavate të stinës të blera të gjitha në Shqipëri. “Cdo ushqim është gatuar në guzhinën e hotelit dhe gjithkush ka mbetur deri tani i kënaqur”, shprehen drejtuesit e hotelit.

Kombëtarja italiane ka shfrytëzuar paraditen që me autobus të bëjë edhe një dalje rreth qytetit të Shkodrës, një shëtitje e shkurtër duhet me thënë. Tani, thuajse i gjithë stafi i kombëtares, është bërë gati për orën e drekës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts