Saturday, April 27, 2024
HomeUncategorizedNjë pilot zbulon diçka që pasagjerët nuk e shohin kurrë.

Një pilot zbulon diçka që pasagjerët nuk e shohin kurrë.

-

 

Kapiteni i një “Boeing 787 Dreamliner” i shoqërisë ajrore “Qatar Airways”, ka publikuar një video me një pamje impresionuese që është kthyer në virale.

Sandeep Varma ka publikuar në llogarinë e tij në twitter një video të bërë nga kabina e një avioni, ndërkohë që ulej në aeroportin e Queenstown në Zelandën e Re. “Kjo është ajo që sheh piloti, por që pasagjerët nuk e shohin”, shkruan ai.

Në video mund të shihet kur avioni është mbi re, mes majave të maleve; zhytjen e tij mes reve për disa sekonda, peisazhin në ulje dhe në fund aterrimi.

Pasi videoja u shpërnda më shumë se 28 mijë herë dhe mori pothuajse 40 mijë pëlqime, Varma specifikoi se ai nuk është autori i videos, por thjesht e publikoi atë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts