Tuesday, July 23, 2024
HomeKulturëPANAIRI I LIBRIT NË FRANKFURT, SHQIPËRIA S’KA ME ÇFARË TË PËRFAQËSOHET

PANAIRI I LIBRIT NË FRANKFURT, SHQIPËRIA S’KA ME ÇFARË TË PËRFAQËSOHET

-

Ditën e djeshme është çelur Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh tregtar i botuesve që ka bërë bashkë më shume se 7,000 ekspozues dhe mbi 100 vende të botës.

E ndërsa Kosova bëhet pjesë e kësaj ngjarje të madhe të librit përmes botuesve si: Akademia e Shkencave të Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Buzuku, Dukagjini, Artini, Koha, Pema, Faik Konica, Libri Shkollorë, Piramida, Dija, Titanik, Mendimi pozitiv, Albas Kosovë, SHB Drita…, Shqipëria nga ana tjetër nuk e ka një prezantim të tillë.

Ministria e Kulturës nuk e ka një listë të përfaqësuesve të Shqipërisë në këtë panair ndonëse me iniciativë personale, pra privatisht, pra mbështetjen e ministrisë, në Panair kanë shkuar disa botues.

Kontaktuar nga newsbomb.al drejtoresha  e Krijimtarisë së Fjalës dhe e Përkthimit në Ministrinë e Kulturës, Mimoza Hysa, thotë për newsbomb.al se Ministria e Kulturës së Shqipërisë nuk ka pasur deri më sot asnjë kërkesë nga botuesit shqiptar për t’u mbështetur në panairin e Frankfurtit.

“Shoqata e Botuesve të Kosovës, duke e vlerësuar të rëndësishëm për politikat e tyre, paraqiten të organizuar në një stendë të përbashkët me mbështetje financiare të Ministrisë së tyre të Kulturës. Ministria e Kulturës së Shqipërisë nuk ka pasur deri më sot asnjë kërkesë nga botuesit shqiptar për t’u mbështetur për praninë  e tyre në panairin e Frankfurtit”, thotë për newsbomb.al Hysi.

Prej vitesh, botuesit ankohen se nuk kanë mbështetjen e ministrisë së Kulturës në panairet e librit ndërsa ministria nga ana tjetër thotë se nuk ka patur asnjë kërkesë nga botuesit.

Por ndërsa ky “ngërç” ende nuk është zgjidhur, fakti mbetet që në Panairin e Frankfurtit, nuk ka një stendë të librit në gjuhën shqipe dhe kjo është sa ulëritëse aq edhe e trishtë e mjerane.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts