Friday, April 26, 2024
HomeShendetesiSkënderi: Të rriten pagat për t’i motivuar mjeket

Skënderi: Të rriten pagat për t’i motivuar mjeket

-

Nën shembullin “Mësues për Shqipërinë” brenda 100 ditëve të para të punës, qeveria do të hap portalin për infermierët, për të cilin kryeministri Rama ka deklaruar se punësimet do të bëhen sipas meritës dhe asnjë parti nuk do të goxojë t’i fusë apo t’i heqë nga puna.

Nisma për krijimin e portalit mbështetet edhe nga vetë infermierët. Por kreu i Urdhrit të Infermierëve,Sabri Skënderi, thotë se që ajo të bëhet realitet, duhet të merret në konisderatë vështirësia e punës në zonat malore, ku profesionistët refuzojnë të shkojnë, duke synuar spitalet e mëdha  në qytetet kryesore.

Sabri Skënderi: “Kjo jo vetëm që do të rrisë transparencën e punësimit, por do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së kujdesit infermieror me shpresën që gjithmonë të punësohen infermierët më të mirë, ata që e meritojnë. Ashtu siç u mendua për mjekët që u vendos një stimulim nga ana e qeverisë për ata që do të shkonin në zonat e thella malore ose në rrethet e vështira, ndoshta duhet menduar që ai infermieri që do të shkojë atje të stimulohet në pagë ose t’i jepet vështirësia e largësisë”

Aktualisht mbi 1500 infermierë presin të punësohen, ndërkohë që shumë të tjerë që se kanë gjetur një mundësi në Shqipëri janë larguar nga vendi. Skënderi pohon se shifrat janë shqetësuese, pasi po largohen edhe infermierë me eksperiencë.

Sabri Skënderi: “Të regjistruar kemi rreth 14 mijë, 12 mijë janë në punë dhe janë rreth 1500-1800 të tjerë të licencuar që janë në pritje të punësimit. Sot po na ikin çdo vit 300-500 infermier. Janë bërë rreth 700 veta që kanë ikur në Gjermani, Angli, Itali. Në vitet që po vijnë ne shohim grupe të mëdha infermierësh që i janë futur gjuhëve të huaja. Ajo që na shqetëson është se jashtë po na ikin infermierët e mirë që ne i kemi në institucione”

Urdhri i Infermierit kërkon që të ndryshohet fondi i pyetjeve për provimin e shtetit që tejkalon kërkesat për infermierët si dhe të unifikohen kurrikulat e këtij programi në të gjitha fakultetet e vendit, duke u përshtatur me ato europiane.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts