Wednesday, May 1, 2024
HomeSportFOTO / Hysaj del për shoping me Lamborghini, tifozët i bllokojnë rrugën

FOTO / Hysaj del për shoping me Lamborghini, tifozët i bllokojnë rrugën

-

Elseid Hysaj mendonte se e diela e tij do të ishte si të gjithë të tjerat. Relaks me familjen një ditë pas suksesit të Napolit me Romën, një xhiro në rrugët e qytetit dhe pak shopping në Kazerta, aty ku ka shkuar vazhdimisht gjatë vitit të fundit.

Por kjo e diel ishte shumë ndryshe. Futbollisti ka parkuar makinën e tij, Lamborghini Murcielago, para derës së një prej dyqaneve që ka vizituar shpesh edhe në të kaluarën dhe nisi të bënte shoping si zakonisht. Me sa duket, nuk kishte bërë mirë llogaritë me faktin se tani e gjithë zona në Napoli e përreth është mëse e entuziazmuar pas sukseseve të njëpasnjëshme të skuadrës në kampionat ku kryeson e shkëputur nga ndjekësit.

Disa tifozë kanë pikasur makinën e tij dhe kanë njohur Hysajn, ndërsa fjala është përhapur me shpejtësi në të gjithë lagjen. Brenda pak minutash, një turmë prej dhjetra personash është mbledhur para dyerve të dyqanit në pritje të futbollistit shqiptar. Të gjithë dëshironin të bënin foto me të dhe të merrnin autografe nga një prej heronjve të ecurisë rekord të Napolit, i cili në edicionin aktual po thyen edhe rekordet e periudhës së famshme të Maradonës.

Me dhjetra tifozë kanë qëndruar për disa minuta në shoqërinë e Hysajt duke e përgëzuar, edhe pse duke bllokuar rrugët e Kazertas, derisa futbollisti është larguar mes duartrokitjeve

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts