Wednesday, May 1, 2024
HomeKronikaPo dhunonte gruan,ajo që i gjen në banesë policia e Lezhes 'fundos'...

Po dhunonte gruan,ajo që i gjen në banesë policia e Lezhes ‘fundos’ autorin

-

 

Policia e Lezhës ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar një konflikt në familje. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili po dhunonte bashkëshorten, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike.

Njoftimi i policisë:
Në sallën operative të D.V.P. Lezhë ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Kotërr-Lezhë ka një konflikt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti.

Falë ndërhyrjes në kohë efektivët e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku shtetasi A. P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.P. Nga kontrolli fizik dhe i banesës së këtij shtetasi, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-460 fara narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

-rreth 61 gramë lëndë bimore në formë boçe e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– A.P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 130/a e 283/1 të Kodit Penal.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts