Nuk ka shkaqe të qarta për autizmin, por fatkeqësisht vitet e fundit numri i të prekurve sipas ekspertëve të fushës ka pësuar rritje shqertësuese 30-40%. Nuk janë të dhëna zyrtare por u raportuan nga grupet e interesit në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë se 250 mijë persona të prekur nga ky çrregullim jetojnë në vendin tonë. Jo të gjithë marrin shërbimet shëndetësore për shkak të kostos së lartë dhe në mjaft raste edhe për arsye të stigmës, paragjykimeve.
Ariel Çomo, Shef i Shërbimit të Psikiatrisë në QSUT: Prej 2010 dhe deri më sot numri i rasteve të reja të diagnostikuara shkon me 30-40% rritje çdo vit.
Ariel Çomo, mjek psikiatër dhe njohës i mirë i çrregullimeve të spektrit autik thotë se shëndeti publik është në krizë, pasi rastet janë të shumta por qëndrat, ekspertët janë të paktë.
Ariel Çomo, Shef i Shërbimit të Psikiatrisë në QSUT: Krizë në shëndetin publik do të thotë: Numri i rasteve të reja dhe ata që kanë nevojë është shumë më i madh sesa është njerëzimi i përgatitur sot për sot.
Autizmi nuk duhet të shihet si sëmundje por si gjendje që duhet adaptuar me stilin e jetesës.
Ariel Çomo, Shef i Shërbimit të Psikiatrisë në QSUT: Do të duhet të adaptohet me të shkuarin në kopshët dhe në shkollë e me vazhdimësinë e jetës mundësisht si fëmijët e tjerë. A flasim për shërim apo jo?! Njerëzimi ende nuk guxon ta përdore fjalën shërim.
Diagnostikimi nga mjekët pediatër dhe nga nënat që duhet të japim sa më shumë informacion duhet të bëhet kur fëmijët janë 15-18 muaj.
Një nëne i duhet minimalisht 13 orë të kujdeset për fëmijën e saj autik. Ndërsa në shkolla mësuesit mbështetës nuk plotësojnë dot nevojat.
Mjekët deputet e vënë theksin në diagnostikimin e shpejt, pranimi i çrregullimit dhe kostifikimi i sëmundjes.
Ende investigohet në nivele shkencore për arsyet, megjithëse shume ekspertë e lidhin atë me kombinimin e faktorëve mjedisore dhe gjenetike. Të dhënat në botë flasin për 67 mln njerëz në të gjithë botën.