Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikë“Një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët”, Rama i propozon Kurtit:...

“Një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët”, Rama i propozon Kurtit: Një abetare unike të gjuhës shqipe në Shqipëri e Kosovë

-

Kryeministri Edi Rama i propozoi nga mbledhja mes Shqipërisë dhe Kosovës, homologut te tij Albin Kurti, një abetare të përbashkët mes dy vendeve.

Ai theksoi se shqiptarët duhet të kenë një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët, që më pas të shtrihet në gjithë trojet.

“Dëshiroj të ndaj një gjë që e di që do të japë kënaqësi, ne kemi dakordësuar në qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që bazuar në ligjin e arsimit që ne kemi është trajtuar si tekst, me shumë alternative. Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një libër që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar.

Elbasani është një tjetër zonë që i ka dhënë shumë historisë së përbashkët.”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts